Hazard njoftoi largimin, Chelsea shënjestron pasuesin e belgut

Hazard njoftoi largimin, Chelsea shënjestron pasuesin e belgut

Eden Hazard i ka orët e numëruar te Chelsea.

Ylli belg pohoi se ndeshja finalja e Europa League ishte e fundit për 28 vjeçarin, që duket se ka gjetur akordin me një skuadër tjetër. Sipas të gjitha gjasave, Hazard ka firmosur me Realin e Madridit.

Përpara kësaj situate, Chelsea ka hedhur sytë nga merkato. Madje sipas "Mundo Deportivo", londinezët e kanë identifikuar profilin që kërkojnë. Bëhet fjalë për Philippe Coutinho, i cili mund të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së verës.

Gjithsesi, fillimisht Chelsea duhet të marr një përgjigjje pozitive nga CAS dhe më pas duhet të mposht konkurencën që të dërgon te Coutinho. PSG dhe Manchester United janë në gjurmët e tij dhe temperaturat rreth Coutinho vetëm sa kanë nisur të lëvizin.

EMISIONET