Hazard i pafat! Humb Barcelonën dhe mbyll vitin

Hazard i pafat! Humb Barcelonën dhe mbyll vitin

Lajme të këqija për Realin e Madridit në prag të "El Clasicos" së parë të sezonit.

Klubi "Los Blancos" ka humbur shërbimet e mesfushorit sulmues, Eden Hazard, i cili pritet të mos jetë i gatshëm për duelin e 18 dhjetorit kundër Barcelonës.

Belgu ka pësuar një frakturë në kyçin e këmbës së djathtë, ku u përplas me shokun e tij në kombëtare, Thomas Meunier në sfidën e UEFA Champions League mes Realit dhe Paris Saint Germain.  Kjo sjellë dhimbje koke për Zinedine Zidane, i cili duhet të bëj plane pa Hazard për duelin e "Camp Nou".

Gjithashtu, belgu 27-vjeçar mbyll edhe zyrtarisht vitin 2019, ku pritet të rikthehet në fushë në fillim të vitit të ardhshëm. Nga ky lajm ndryshojnë edhe planet e Zizu, që për duelin ndaj katalanasve do ta rreshtojë skuadrën nën modulin 4-4-2, me Gareth Bale dhe Karim Benzema në sulm.

Ndërkohë, Marcelo është gjithashtu në dyshim për ndeshjen pasi ai pësoi një tërheqje muskulare, por duhet t'i nënshtrohet të tjera vizitave mjekësore.

EMISIONET