Lëvizje e befasishme. Hazard prezanton fanellën e skuadrës së njohur

Ylli i Chelseat, Eden Hazard shihet si një ndër emrat  të cilët do të largohen nga Chelsea. 

Belgu lidhet me një kalim tek Reali i Madridit sezonin e ardhshëm. Për të shuar zërat ka menduar vetë skuadra e Chelseat. 

Ditën e djeshme londinezët publikuan 1 foto, ku zyrtarizuan fanellën për vitin tjetër. Në foto shihet edhe Hazard. Mos ndoshta është shenjë që lojtari do të qëndrojë edhe vitin tjetër?

Gjithsesi Reali i Madridit nuk “frikësohet” dhe trajneri Zidane e kërkon me cdo kusht 28 vjeçarin. 

Sipas sajtit “The Sun” spanjollët kanë gati një ofertë prej 100 milionë stërlinash për Chelsean dhe një pagë prej 400 mijë stërlinash në javë për lojtarin.


EMISIONET