Haxhimali: Qytetarët s'janë në gjendje të paguajnë rritjen e taksës së banesës

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali, i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se qytetarët nuk janë në gjendje të paguajnë rritjen e taksës së banesës. Gazetarja Valbona Mezini u shpreh se 300 mijë shqiptarë jetojnë me minimum jetik.

Pjesë nga deklarata: 

Haxhimali: E para fuqia përballuese e qytetarëve është shumë e dobët. Nuk e përballojnë qytetarët.

Lera: Nuk kanë 10 euro në vit për të paguar?!
Mezini: Mos u çudit fare. Sot ka dalë një raport i FAO, që thotë se 300 mijë shqiptarë jetojnë me minimumi një vakt në ditë.
Haxhimali: Një pjesë që e paguan rregullisht vazhdojnë ta paguajnë. Një pjesë tjetër nuk do ta paguajnë dot. Sigurisht ka një vullnet të dobët të qytetarëve për taksat. Një argument tjetër shumë i rëndësishëm më rezulton i tillë është se ka një barrë të rëndë procedurash dhe nuk paguajnë.

Për sa i përket institucioneve që nuk i mbledhin. Nuk janë vetëm çështje bashkie, por edhe institucioneve të tjera.

EMISIONET