Hatërmbetje me Agron Llakajn? Romeo Veshaj tregon raportin aktual mes tyre

Hatërmbetje me Agron Llakajn? Romeo Veshaj tregon raportin aktual mes tyre

I ftuar në emisionin “ThumbON” në TV Ora ka qenë i ftuar aktori i njohur i humorit Romeo Veshaj. Ai u shkëput nga spektakli i humorit “Al Pazar” për të moderuar emisionin e tij “Treshat”.

Dolën fjalë se Agron Llakës i ka ngelur hatri me largimin e tij, por aktori ka sqaruar se nuk është aspak e vërtetë dhe se ata janë shumë miq të mirë.

Aulona Musta: Ka ndonjë moment që ke thënë c'mu desh që e lashë Al Pazarin?

Romeo Veshaj: Më merr malli pafund për Al Pazarin dhe skenën aty pasi realisht aty u rrita. Ajo skenë më bëri ky që jam sot, më hoqi gjithë emocionet, më dha gjithë eksperiencën. Më mësoi si hidhet batuta, më mësoi të jem sportiv në skenë sa të mos dua të dal nga skena. E gjithë kjo meritë është e Gonit pasi më mesoi shumë.

Aulona Musta: Pati hatërmbetje?

Romeo Veshaj: Kështu u shit, por shqiptarët kështu e shohin. Pati përlotje po të shikosh puntatën e parë si për ne edhe për Gonin sepse unë realisht përlotem sepse kam kaluar një pjesë shumë të rëndësishme të jetës sime aty. Marrëdhënia ime me Gonin është e fortë. Sot ndajmë shumë ide bashkë, më tregon një material i tregoj unë, shkëmbejmë ide dhe duam shumë të flasim me njëri-tjetrin. Kjo është shumë gjë e bukur. 



EMISIONET