Harxhi: Ideja për ndryshimin e kufijve ka ardhur nga Ballkani, nga Thaçi dhe Vuçiç, ka ndërhyrë edhe Rama

Harxhi: Ideja për ndryshimin e kufijve ka ardhur nga Ballkani, nga

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-zv. Ministrja Edit Harxhi u shpreh se çështja e ndryshimeve të kufirit në Kosovë ka lindur në Ballkan, nga Vuçiç dhe Thaçi, mbështetur nga Rama.

Edit Harxhi: Mendoj se ideja për ndryshimin e kufijve ka ardhur nga Ballkani, nga dy kryesorët Thaçi dhe Vuçiç. Sigurisht ka edhe një ndërhyrje nga Tirana zyrtare, e kryeministrit Rama i cili nuk ka bërë asnjë transparencë për këtë çështje.

Mendoj se ka lindur si ide në tiranë, është ngjizur në Bruksel. Mogherini e përshëndeti si ide dhe dy liderat e Kosovës e Beogradit u dakordësuan. Kryenegociatorja dhe shefja e diplomacisë u dakordësua për këtë çështje dhe kjo është e çuditshme. 

EMISIONET