Nga qyteti i Gjirokastrës, kreu i shtetit Ilir Meta ka folur për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai u shprej optimist, ndërsa bëri apel për bashkëpunim në mënyrë që në qershor të kemi një vendim pozitiv nga Këshilli Europian.

Meta: Besoj se janë të gjitha mundësitë deri në qershor duke u përqendruar të gjithë në ato kërkesat, të cilat dihen se kanë të bëjnë me përparësitë kyçe të këtij procesi. Duke bashkëpunuar të gjithë, jam i bindur se është tërësisht e mundshme që rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian të shoqërohet nga një vendim pozitiv i Këshillit të vendeve anëtare.

I pyetur si i konsideroni lëvizjet e fundit në Prokurori, Meta nuk preferio të flasë.

Meta: Nuk kam asnjë koment përveç sezonit turistik, i cili ka filluar shumë mbarë si në Skrapar, Përmet, edhe sot në Gjirokastër.

/Ora News.tv/