Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një reagim, kreu i shtetit thotë se tashme nuk duhet humbur asnjë minutë kohë për të zbatuar kushtet e vendosura.

“Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.
Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!
Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve!”,
shkruan Presidenti Meta.

Vendimi ka gëzuar edhe ish-ministrin e Jashtëm, Dimtir Bushati, i cili në një status në Facebook u shpreh i lumtur që u rikonfirmua vendimi i 2018

“Koha për të treguar pjekurinë politike dhe unitetin për të adresuar kushtet e përcaktuara për përgatitjen e Kornizës së Bisedimit dhe Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, shkruan Bushati.

/Ora News.tv/