Hapet ekspozita ''Në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptare''

Hapet ekspozita ''Në monedhën dhe kartëmonedhën

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, organizoi ekspozitën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptare” në Prizren.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe një sërë personalitetesh të rëndësishme shqiptare dhe kosovare.

Koleksioni i përzgjedhur nga Banka e Shqipërisë për këtë ekspozitë prezanton monedha dhe kartëmonedha shqiptare të viteve 1921-1996, të cilat paraqesin Heroin Kombëtar dhe simbole të lidhura me të. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor 2018.

EMISIONET