Hamsik "tradhëton" Napolin, agjenti: Nuk ka Kinë për mesfushorin

Hamsik "tradhëton" Napolin, agjenti: Nuk ka Kinë për

Nuk ka oferta nga Kina për Marek Hamsik.

Një teori që konfirmohet nga vetë agjenti i mesfushorit sllovak, Martin Petras që për  "Radio Crc"  ka deklaruar:

"Nuk ka asnjë ofertë për Hamsikun nga Kina. Është normale që tani të gjithë besojnë se projekti i Napolit është i gjatë. Kontrata e Pepe Reina po mbaronte kështu që ai do të fillojë një aventurë me një klub tjetër, por Hamsik nuk ka arsye të kërkojë një gjë të tillë. Qëllimi i Hamsikut ka qenë gjithmonë të qëndrojë në Napoli, dhe në vitet e fundit ofertat kanë qënë edhe më të mira se Napoli.

"Ai është gjithmonë i lidhur me "të kaltërit", kështu që nuk ka asnjë arsye për të imagjinuar një të ardhme larg Napoli,"-tha Petras, një nga agjentët e Hamsik.

Gjithashtu, "Il Martino" raportoi se mesfushori sllovak do të bëhej qytetar nderi i Napolit në një ceremoni që do të mbahet më 17 maj.

EMISIONET