Hamsik kërkon largimin, Napoli gati të dëgjoj ofertat

Hamsik kërkon largimin, Napoli gati të dëgjoj ofertat

Mungesa e titujve duket se ka shtyrë mesfushorin sllovak të Napolit, Marek Hamsik të kërkoj largimin nga "San Paolo".

Sipas mediave italiane, Hamsik ka pasur në takim me kryesinë e Napolit mbrëmjen e djeshme, ku raportohet se kapiteni ia ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga klubi.

Drejtuesit kanë mbështetur më shumë zërat, ku kanë theksuar për  "Corriere dello Sport" se çmimi i tij është vendosur në 30 milion euro, një shifër që mund të bëjë një transferim të vështirë.

Një klub kinez do të paguheshin efektivisht 60 milion euro, pasi që çdo pagesë e transferimit e paguar jashtë Kinës shkakton një taksë 100 për qind, e cila shkon drejt një fondi zhvillimi të lojtarëve.

Hamsik nuk ka përjashtuar një lëvizje në kampionatet europiane, por nuk është e qartë se cilat klube do të jenë të gatshme të paguajnë 30 milion euro për një lojtar që është 31 vjeç dhe vjen pas një sezoni relativisht të dobët.

Mesfushori sllovak ka qenë një shtyllë në "San Paolo" që prej mbërritjes nga Brescia në vitin 2007. Që prej asaj kohe, Hamsik ka qënë mjaft deciziv për skuadrën napoletane, ku është dhe golashënuesi më i mirë i klubit në të gjitha kohërat.

EMISIONET