Presidenti i Shqipërisë është shprehur se nuk i druhet përgjigjes së mund të vijë nga Komisioni i Venecias për letrën e dërguar nga ana e qeverisë për shkarkimin e tij.

Gjatë një konference për gazetarët, Ilir Meta i kujtoi kryeministrit gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Presidenti tha se shpreson që qeveria shqiptare të dalë fituese pasi do ishte kosto e madhe për shqiptarët.

Gazetarja: I druheni shkarkimit dhe përgjigjeve që mund të vijnë nga Komisioni i Venecias?

Ilir Meta: "As nga komisioni i Venecias dhe as nga Bienalja e Venecias, të cilën e vizitova tani kur mora 'Luanin e artë' në Venecia dhe që është vërtetë diçka frymëzuese edhe për krijimtarinë në fusha të tjera por nuk e besoj në fushën e ligjeve sepse ligjet janë pak të ftohta të akullta dhe të palëvizshme. Nuk kam hallin e Venecias por kam hallin që të dalë mbi ujë ky gjyqi i Becchettit dhe që qeveria të fitojë gjyqin e Apelimit që ka bërë sepse është faturë shumë e madhe për qytetarët shqiptarë në rast se do të ketë dështim dhe të shikojë, të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë arbitrazhe në Gjykatat Evropiane. Janë mjaft të rëndësishme për kostot apo jo q do të paguajnë qytetarët shqiptarë deri tani."

Pak para kesaj deklarate  kryeministri Edi Rama para gazetareve tregoi perse vendosen ta çonin çështjen në Komisionin e Venecias

Edi Rama:  "Ne kemi çuar cështjen për trajtim nga Komisioni i Venecias për të pasur një proces të konsoliduar dhe mirëkuptuar nga publiku por dhe të qartë për komunitetin e miqve e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Do të presim raportin e Venecias dhe do të gjykojmë mbi bazën e raportit. Nuk ishim të detyruar ta çonim por duke qenë se i besojmë gjithnjë ndërtimit të proceseve të konsoliduara dhe harmonizuara me mendimet më të mira të fushës, iu drejtuam Komisionit të Venecias" 

/Ora News.tv/