Hajdari: Regjistrimi i diasporës jo nga shteti, Bushati: Partitë të bashkëpunojnë

Hajdari: Regjistrimi i diasporës jo nga shteti, Bushati: Partitë

Në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme është diskutuar regjistrimi i emigrantëve për tu dhënë mundësinë e votimit. Opozita e re parlamentare ka kërkuar që procesi të realizohet përmes një institucionit të pavarur, duke nënvizuar se ministria e Jashtme dhe ajo Diasporës nuk kanë bashkëpunim mes tyre.

Rudina Hajdari: Nuk duhet të jetë në kompetencën e ministrisë së Jashtme për tu bërë ky lloj regjistri. Ka ardhur një propozim që të bëhet nga KQZ, pra të jetë një organ i pavarur që të merret me regjistrimin e diasporës dhe mos merret shteti shqiptar. A do ketë këtu një shkelje kompetencash dhe kjo është një çështje serioze. Ne po parashikojmë që në zgjedhjet e 2021 të kemi diasporën të votojë në këto zgjedhje. 

Nëse shteti shqiptar do bëjë regjistrimin e diasporës atëherë do ishte një lloj manipulimi që ti bëhej këtij adresari dhe mund bëheshe një shkelje këtu. Prandaj është parashikuar që kjo kompetencë ti jepet KQZ dhe mos merret shteti me regjistrimin e diasporës.

Edhe me ca shikoj unë, edhe me prezantimin e Majkos, ministrit të Diasporës,  ju nuk keni fare akordancë me njëri-tjetrin. Jeni komplet jashtë realitetit, dmth nuk e kam parë kurrë ministrinë e Jashtme të menaxhohet në këtë mënyre, jeni komplet jashtë realitetit, nuk dini çfarë po bëni. A jeni të konsultuar me ministritë e tjera, a e dini çfarë po bëni apo jo?

I ashpër është në qëndrime është shfaqur edhe njëherë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndërsa ka kërkuar prej forcave politike të ulin tonet për ti dhënë mundësi Shqipërisë të drejtojë OSBE në 2020.

Ditmir Bushati: Më me shumë bashkëpumim politik për ti krijuar qetësinë e domosdoshme Shqipërisë për të rezatuar më shumë përmes kësaj kryesie.

Në diskutime Hajdari ka theksuar se Shqipëria ka mbi 106 mln euro të pashlyera nga vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit, duke i cilësuar madje një borxh të fshehur.



EMISIONET