Hajdari: Mbi 800 kompani dhe individë kontribut për bamirësi

Hajdari: Mbi 800 kompani dhe individë kontribut për bamirësi

Arbër Hajdari nga "Fundjavë Ndryshe" i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, tha se janë mbi 800 kompani dhe individë që kontribuojnë për të varfrit.

Hajdari: Situata e familjeve në nevojë është e vështirë pasi nuk ka atmosferë festash duke qenë se janë familje që i përkasin varfërisë ekstreme. Ne jemi munduar në këto ditë festash të shpërndajmë sasi të mëdha ndihmash. jemi të fokusuar tek ushqimet bazike që i duhen një familje. I kemi shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, duke shkuar dhe në fshatrat më të largëta të vendit, ku jo vetëm nuk ka njeri që pret Vitin e Ri, janë njerëz që mezi sigurojnë vaktin ushqimor. Kjo është shumë e dhimbshme, pasi në vitin 2018 e presim pas disa orëve, nuk presin asnjë festë në shtëpitë e tyre.

Ne kemi pasur shumë mbështetje nga bizneset. Çdo ditë ne kemi biznese të ndryshme që dhurojnë nga kompania e tyre, atë që prodhojnë vetë apo jo.

Madje këto ditë janë ofruar rreth 840 kompani dhe individë të ndryshëm që kanë marrë pjesë në aktivitetet e bamirësisë duke ndarë nga vetja diçka. Edhe pse nuk ka lehtësira ligjore që ndihma t'i njihet, janë gati ta falin, madje dhe të paguajnë tatimin mbi fitimin për atë pjesë me qëllimin për të bërë një familje shqiptare të lumtur.

EMISIONET