Hajdari hedh në tryezën politike sistemin danez: Minimumi të hapen listat

Hajdari hedh në tryezën politike sistemin danez: Minimumi të

Sistemi danez i propozuar nga Ambasada amerikane është rimarrë nga opozita parlamentare që kërkon ndryshimin e sistemit, duke e hedhur për diskutim në tryezën e Këshillit Politik.

Rudina Hajdari duke folur pas mbledhjes 4 orëshe, tha se kjo çështje do të diskutohet mbledhjen e ditës së nesërme ose të shtunën.

Për Hajdarin, nuk mund të flasim për reformë zgjedhore pa siguruar minimumi hapjen e listave.

Hajdari: Nuk pati diçka konkrete se ngeci te mosdakortësia për të shtrirë në të gjithë vendin identifikimin biometrik. Teknologjia është e rëndësishme dhe ditën e nesërme do të fillojmë prapë te kjo pikë. Bëra një kërkesë ndaj ekspertëve dhe ODIHR që të bëjnë një ekspoze të sistemit danez dhe pati dakortësi për këtë gjë.Jemi të kënaqur që sistemi danez do të trajtohet nesër ose ditën pasuese. Ndryshimi i sistemit apo minimumi hapja e listave duhet të jetë çështja kryesore e reformës sepse përndryshe ne po bëjmë disa arnime të vogla që nuk mund të quhen reformë. Ishte një hap i mirë sa i përket ndryshimit të sistemit dhe trajtimit të atij propozimi që ka bërë Ambasada amerikane për sistemin danez.

EMISIONET