Hahn solidarizohet me Shqipërinë: BE ofron angazhimin e emergjencave të saj

Hahn solidarizohet me Shqipërinë: BE ofron angazhimin e emergjencave

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn shpreh solidarizim me situatën në Shqipëri, pas rënies së tërmeteve.

Në një postim në twitter, Hahn shkruan se Evropa vë në gatishmëri emergjencat civile të saj, për të kaluar sa më shpejt situatën e rëndë.

I trishtuar dhe i shqetësuar që mësova për serinë e tërmeteve shkatërruese në Shqipëri, të cilat shkaktuar dëmtime të qindra njerëzve, si dhe dëmtime serioze në infrastrukturën e ndërtesave. BE ofron ndihma të menjëhershme si dhe angazhimin e Emergjencave Civile të Evropës, nëpërmjet Emergjencave Civile shqiptare”, shkruan Hahn.

EMISIONET