Hahn: Përshpejtim të integrimit për 6 vende te Ballkanit, Serbia në "krye"

Hahn: Përshpejtim të integrimit për 6 vende te Ballkanit, Serbia

Bashkimi Evropian po nis përpjekjet diplomatike për të përshpejtuar hapat e integrimit dhe për të sjellë në BE gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pas viteve të tëra të përparimit.

"Është koha për të përfunduar punën e vitit 1989", tha komisioneri evropian Johannes Hahn për Reuters, duke iu referuar zgjerimit të BE drejt lindjes pas rënies së Murit të Berlinit.

"Ne kemi vendosur 2025 si një datë treguese për Serbinë dhe Malin e Zi, e cila është realiste por gjithashtu shumë ambicioze".

Por rritja e influencës ruse, një krizë migrimi që shtrihet në rajon, kthimi i Turqisë si vend me sundim autoritar dhe dëshira për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019, i kanë sjellë Ballkanit një mundësi më të fortë.

"Ose ne eksportojmë stabilitet në rajon ose importojmë paqëndrueshmëri", tha Hahn, duke argumentuar se procesi i pranimit të BE ishte mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe kërcënimin nga autoritarizmi në rajon.

Serbia shihet si shtylla kryesor në rajon dhe BE shpreson që ndikimi i Beogradit në Ballkan mund të ndihmojë të tjerët në reformim.

Hahn do të vizitojë Serbinë në shkurt pasi të publikojë strategjinë zyrtare të Komisionit për Ballkanin më 6 shkurt, pasuar nga një vizitë e presidentit të Komisionit,  Jean-Claude Juncker në të 6 vendet e Ballkanit si një gjest mbështetjeje.

Hahn gjithashtu do të udhëtojë për në Uashington muajin e ardhshëm për të takuar zyrtarë të Departamentit të Shtetit për të diskutuar këtë çështje.

Të gjashtë sistemet bankare dhe gjyqësore të vendeve të Ballkanit janë të dobëta dhe të ardhurat në rajon janë 30 për qind e atyre në eurozonë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

EMISIONET