Guvernatori i rajonit të Veneto: Tamponë për të gjithë, nuk me plas për paratë - Ndërkallje e 360 Gradë

Guvernatori i rajonit të Veneto: Tamponë për të gjithë,

Strategjia e tamponëve tapetë duket se ka funksionuar në Korenë e Jugut, ku autoritetet kanë testuar qindra mijëra njerëz, përfshirë kontrollimin e lëvizjeve të tyre përmes telefonave celularë dhe teknologjisë satelitore.

Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Rajoni i Venetos , synon modelin e tamponëve mbi të gjithë njerëzit.

Qëllimi është të gjurmojmë këdo që është pozitiv për Covid-19, në veçanti njerëzit e ashtuquajtur “asimptomatikë” të cilët, duke mos u izoluar, vazhdojnë të përhapin virusin.

“Edhe nëse gjej vetëm një rast pozitiv – thotë guvernatori i Rajonit, Luca Zaia – do të thotë që do të kem 10 më pak të infektuar”. Zaia, i tha “Il Corriere della Sera” se dëshiron të paguajë gjithçka me paratë e rajonit. “Nuk më intereson shumë buxheti – tha ai – vlen gjithmonë më pak se jeta e bashkëqytetarëve të mi. Mos më bëj të them se nuk më plas për paratë, por me pak fjalë ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Të gjitha me shpenzimet tona”.

Dhe për të përmbushur nevojën për teste që “kompanitë i shpërndajnë me pikatore”, “ne do t’i bëjmë ato në shtëpi”.

Nëse i bëni testin një popullatë të tërë, të paktën ju keni një rezultat kë duhet të izoloni” u shpreh për Corriere dela Sera Luca Zaia.


EMISIONET