"Guri i fundit i dominose" rrefimi i shperthimit te Ambasadave ne Tirane

"Guri i fundit i dominose" rrefimi i shperthimit te Ambasadave ne

2 korrik,  30 vjet nga ngjarja e shpërthimit të Ambasadave në Tiranë. I vetmi libër deri më sot që është shkruar për këtë ngjarje, dhe jo vetëm... ku ka ndodhi, dëshmi-refleksione prej janarit 1990 deri më 15 korrik 1990, është libri "Guri i fundit i dominosë".

Ngjarjet e 13 ditëve në Ambasadë, sigurisht i kam përshkruar nga dëshmia direkte e asaj çfarë kam parë dhe kam ndjekur unë si i strehuar në Ambasadën Gjermane, tregon Ilir Demalia.

Vendosa që pas dy botimesh të bëra në 2015 dhe 2017, librin ta nxjerr në "treg" duke i mundësuar gjithkujt që ka interes apo kuriozitet, ta lexojë në këtë link dhe free pa as një lloj detyrimi financiar. Klikoni PDF dhe hapet libri.

Pjese nga libri 

Kishte filluar të zbardhte dita e 10 korrikut 1990.

Gjendja në ambasadë ishte katastrofike.Të strehuarve po iu vinte ora për t’u larguar. Ata kishin një llojankthi, frike të ndonjë kurthi, siç dhe qarkullonin fjalë. Vazhdontee njëjta rutinë e ditëve të fundit në pritjen për t’u larguar. Njerëz të shtrirë, të raskapitur, ju binte të fikët, disa me të vjella që nukgjenin dot as ujë për të shpëlarë gojën. Disa që nxitonin në drejtimtë gropës së hapur si tualet në fund të oborrit nga diareja, disa qëmbanin në krah fëmijë duke u dridhur nga ndonjë virus i përhapurduke shkuar në sallonin që shërbente si infermieri, disa në pritje tëautobotit të ujit me frikën nga fjalët e përhapura se do helmojnë ujin. Reth orës 9:00 të mëngjesit u dukën fotografët për të mbaruarfotografimin e pjesës së mbetur.

Rreth orës 17:00 një manovër tjetër e dëshpëruar e regjimitpër të nxjerrë jashtë ambasadës të strehuarit. Kishin përgatiturtelegrame, ku gjoja, prindërit i bënin thirrje fëmijëve për tëdalë përjashta. Z. Weigl më dha këtë tufë telegramesh për tashpërndarë. 

Dola tek pjesa e mbrapme tek veranda dhe njoftovapër telegramet. Fillova t’i lexoj në mënyrë qesharake. Sa lexova dy tre të parat filluan buuuuuuuu buuuuu Grisi! Grisi! I mora ihodha në ajër ato telegrame të cilat binin në tokë duke u shkelurpa asnjë lloj kureshtje për t’i parë. 

Rreth mesnatës dola tek veranda e përparme e godinëskryesore, po shihja rrugën Skënderbej. E heshtur. Një djalë qëe njihja si pamje dhe përshëndeteshim në Tiranë, kishte hyrënë ambasadë bashkë me të dashurën apo të fejuarën, kjo pak e rëndësishme. Të dy ishin studentë, ajo në Institutin Bujqësor dhedjali në Gjeologji- Miniera.

Gjatë gjithë atyre ditëve ata të dy mëkanë bërë përshtypje se rrinin në të njëjtin vend, në anën e majtëtë derës së godinës kryesore në verandë. Të mbështetur teknjëri-tjetri rrinin ashtu të palëvizur. Po konsumonin atë ndjenjëfillim dashurie në kushte të tilla.

Djali më kërkoi në mund t’i gjeja pak ujë se e dashura apo e fejuara nuk ndjehej mirë, po dridhej. U afrova. Ajo nuk fliste, një rrezatim hëne që kishte rënë në fytyrëndhe flokët e saj e bënte të dukej si një ikonë kishash. Mbështetur në xhamin e hollit ajo u këput dhe ra e shtrirë. I dashuri apo ifejuari e mori në krah, i ramë derës kryesore dhe e futëm brenda. Kishte humbur ndjenjat. Pesë ditë pa ngrënë asgjë, vetëm dukelagur buzët me ndonjë gllënke uji edhe kjo kur gjendej sa përtë zbutur pështymën e zbardhur në buzë nga temperaturat elarta. E morëm dhe e futëm në sallonin e godinës që shërbeu siurgjencë tërë ato ditë. Doktor Platiel erdhi menjëhere sëbashkume dy punonjëset e ambasadës, i lagën fytyrën me ujë, i matëntensionin, i dhanë një shishe aranxhate me ujë për ta pirë. Embajtën përrreth dy orë aty, më pas ajo doli duke falënderuar atatë personelit duke shkuar në vendin e saj, e mbështetur pranë tëdashur-fejuarit apo fejuar-dashuri

Më pas biseduam. Më tregoi rreth jetës së saj. Kishte pasur njëproblem biografie me gjyshin. Arsye kjo për disa vite mos të kishtetë drejtën për studime të larta. Kishte kërkuar letërsi apo histori,në fund e kishin caktuar të shkonte në agronomi. Shpesh e kammenduar, sesi mund të ishte efiçent e produktiv një sistem i tillë, kuarsimimi i lartë përcaktohej nga shteti për ç’degë duhej të studioje?A nuk ishte dhe ky një dhunim i lirive dhe të drejtave të njeriut?Po rrija ulur tek shkallët e verandës. Njerëzit të shtrirë kudo,qetësi, dritëhijet e hënës mbi të strehuarit shtrirë në tokë, tëkrijonin pamje të trishtë, dukeshin ashtu si të vrarë, vrasësit popërgatinin “uljen e butë”.Përballë rruga Skënderbej e boshatisur, të ulur në trotuarepolicët e sampistët, tashmë edhe më të lodhur se vetë regjimi qëata vazhdonin ta ruanin dhe ta mbronin. Në mesnatë vonë, BBC dha pjesë artikujsh të gazetaveperëndimore për krizën e ambasadave në Tiranë. 

Gjendja në Tiranë nga popullsia duket e qetë dhe nuk ka veprime në mbështetje të të strehuarve, megjithëse shihetpërforcimi i numurit të policëve dhe ushtarëve nëpër rrugët Tiranës. Nga rrethet e tjera të Shqipërisë Kavaja mbetet një bastioni izoluar dhe i vetmi që po mbështet të strehuarit në ambasada dhe po proteston kundër regjimit. Propaganda dënon të strehuaritnë median e kontrolluar prej saj si tradhëtarë, kriminelë, huliganë.Nuk ka reagime publike kundër nga elita intelektuale, në tëkundërt, shumë prej tyre vazhdojnë në mbështetje të regjimit. 

Disa mendonin se shqiptarët ishin një popull i nënshtruar në historinëe tyre, tashmë nisur edhe nga fakti i kësaj krize, e cila nuk kishtereagim popullor dhe mbështetje elitare. Nisur nga disa mendimese Shqipëria mund të mbetej edhe për disa dekada socialiste. 

Mirëpo shumë analistë mendonin se kjo do të ishte e pamundurpër vetë pozicionin e Shqipërisë në Europë dhe marrëdhëniet metë pas rënies së njëpasnjëshme të regjimeve komuniste. Regjimido të lëshonte, duke kontrolluar për ndryshimin e sistemit

Regjimi do të lëshonte e duke kontrolluar situatën përndryshimin e sistemit, përfundonin analistët. 

Një valë shpërthimi revoltash në gjithë Shqipërinë në përkrahjetë refugjatëve në kohën kur ne ishim të strehuar në ambasada,do të kishte bërë që regjimi të ishte rrëzuar në mënyrë tëmenjëhershme brenda disa ditësh.Shqipëria që i ishte nënshtruar dhunimeve shumë të gjata nëhistorinë e saj nuk e kishte këtë formim dhe kurajo. Si një shoqëriprovinciale në masën 75% si në provincat e orizoreve kinezeme stemat e Mao-Ce-Tung-ut, tek ne me fotografitë e shokut Enver, ku dhe të vdekur e shihnin si dielli që ndriçon “Shqipërinë Socialiste”, ata ishin shpëlarë trush nga propaganda. Shumëprej tyre erdhën si “detashmentët e kuq” të Revolucionit Kulturor mbas fjalimit të shkurtit të 1967-ës të shokut Enver Hoxha, do tëpërfaqësonin elitën intelektuale të regjimit në vitin 1990. Do të ishte po ky kontigjent që u lançua më vonë me demokratizmine Ramiz Alisë dhe me pluralizmin si “disidentë” për të krijuarpluripartitizmin e postkomunizmit që u mor në dorë nga komunistëtnë demokraci.







EMISIONET