Guardiola: Reali 'shiti' 50 gola te Juve, ja kush e fiton "El Clasicon"

Reali i Madridit është ende një skuadër e madhe, pavarësisht se ka humbur shërbimet e një futbollisti të pazëvendësueshëm si Cristiano Ronaldon.

I këtij mendimi është trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili në një intervistë me "Univision Deportes" përpara "El Clasicos" mes Barcelonës dhe Realit ka komentuar situatën që po kalon klubi madrilen.

"Me ose pa Cristiano, Real Madridi është një ekip i frikshëm, por ata kanë humbur shumë, 50 ose 60 gola. Ai është një lojtar i pabesueshëm, jo vetëm për golat e tij, por gjithashtu ndihmon në momente të rëndësishme, ai është i pazëvendësueshëm. Futbolli spanjoll ka qenë me fat që ka pasur dy lojtarë të pabesueshëm Ronaldo dhe Lionel Messi për një dekadë që e ndihmuan të rritet ". -tha fillimisht spanjolli.

Në fund, tekniku i "Qytetarëve" ishte diplomatik kur u pyet se kush mendonte se ishte favoriti për betejën e së dielës.

"Ashtu siç ndodh zakonisht në shumicën e "El Clasicos", nuk ka favorizime të qarta. Çfarëdo që të ndodhë, Barcelona luan në shtëpi dhe kjo gjithmonë mban peshë"."-deklaroi Guardiola.


EMISIONET