Guardiola, 22 tituj në karrierë, i pari me "Citizens"

Guardiola, 22 tituj në karrierë, i pari me "Citizens"

 Ish-trajneri i Bayernit dhe Barcelonës, Pep Guardiola, i shtoi kabinetit të tij personal një tjetër trofe, pasi Manchester City i tij e shkatrroi Arsenalin mbrëmw më 25 Shkurt.

“Citizens” ja morën nga duart kupën Carabao “Topçinjve” duke e fituar ndeshjen me rezultatin 3-0, ku golat u shënuan nga Sergio Agüero, Vincent Kompany dhe David Silva.

Për Pep Guardiolën, fitorja në Wembley i solli titullin e 22-të të karrierës së tij dhe të parin me klubin e Manchesterit.

Barcelona (2008-2012): 14 tituj

Botërori i Klubeve: 2009, 2011

Champions League: 2009, 2011

Superkupa e Europës : 2009, 2011

LaLiga: 2009, 2010, 2011

Copa del Rey: 2009, 2012

Superkupa e Spanjës: 2009, 2010, 2011

Bayern Munich (2013-2016): 7 tituj

Botërori i Klubeve: 2013

Superkupa e Europës: 2013

Bundesliga: 2014, 2015, 2016

Kupa e Gjermanisë: 2014, 2016         

Manchester City (2016- ): 1 titull

Kupa Carabao: 2018

EMISIONET