“Puçi i shtetit”, Meta: Qendra e Botimeve Zyrtare shkeli Kushtetutën, refuzoi të më informonte

“Puçi i shtetit”, Meta: Qendra e Botimeve Zyrtare shkeli

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta doli në konferencë për shtyp në orën 17:00 të pasdites, duke denoncuar, sipas tij, me prova tentativën për “puçin e shtetit”. Presidenti u shpreh se u kemi informuar me qetësi dhe drejtësi për tentativën e “puçit të shtetit”. Ndërsa në daljen e sotme, ai denoncoi me prova se si Qendra e Botimeve Zyrtare kishte refuzuar të informonte kreun e shtetit, që sipas Presidentit Meta, ishte shkelur Kushtetuta. 

Ilir Meta: U kemi treguar të gjithë juve, me qetësi dhe me drejtësi, hap pas hapi se si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja, që u detyruan të na i sjellin vetëm dje, pas insistimit për të mos na i sjellë, vetëm pasi ne denoncuam këtu Qendrën e Botimeve Zyrtare që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin për një akt jashtëzakonisht të rëndësishëm, që do t`i dorëzohet dhe Komisionit të Venecias, që ata e kërkaun dhe nuk e gjetën dot. Nuk do mbaj fjalime, por do i referohemi fakteve. Po ftoj zotin Dervishi, ai ka qenë përfaqësuesi i Presidentit në çdo mbledhje të Komitetit të Emërimeve në Dretjësi.

Ndërsa bëri thirrje që në datën 2 mars të gjithë qytetarët të grumbullohen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të firmosur dekretin e parë të çmontimit të grushtit të shtetit.

EMISIONET