Ashtu siç paralajmëroi të hënën, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme kallëzim shtesë ndaj kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani.

Kreu i Shtetit e akuzon kryetarin e KED për thellim të veprave penale “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe për të cilat paraqet disa prova shtesë që sipas tij, faktojnë shkeljet e kryera në procesin e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Meta i referohet një korespondence zyrtare shkresore të realizuar mes kreut të KED dhe Kuvendit të Shqipërisë ku Dvorani informon legjislativin mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Përpilimi, nënshkrimi dhe dërgimi i shkresës me nr. prot. 716/1, datë 8.11.2019, është në tejkalim të këtij funksioni, pasi përmes kësaj shkrese i kallëzuari Ardian Dvorani, duke e trajtuar çështjen sikur ky të ishte vullneti i të gjithë Këshillit, ka thyer vullnetin e këtij të fundit që ishte shprehur 1 (një) ditë më parë në mbledhje, dhe ka përfaqësuar në përgjigje Këshillin, pa marrë autorizimin e anëtarëve të tij”, shprehet Presidenti në kallzimin e tij.

Sipas Presidentit, me veprimet e tij, Dvorani ka rrëmbyer kompetencat e vetë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për sa kohë ai nuk e ka thirrur atë, të shqyrtonte dhe të formonte vullnetin e tij për t`i kthyer përgjigje shkresës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Rezulton e provuar se ky komunikim shkresor përbën një provë të re shtesë dhe tregues të qartë se i kallëzuari Ardian Dvorani ka kryer në mënyrë të përsëritur me dashje veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, thuhet në padi.

I kallëzuari Ardian Dvorani, ka shkuar edhe më tej kur, përmes këtij komunikimi shkresor, i ka fshehur të dhëna të rëndësishme Kuvendit dhe ky i fundit ka mirëpritur këtë gjendje pavërtetësie, mbi qëndrimin shkresor dhe institucional të Presidentit të Republikës, që kishte vullnetin të shprehej mbi vakancën e dytë të shpallur prej tij, sapo të hiqej pengesa kushtetuese për t`u shprehur Kuvendi për vakancën e dytë sipas radhës që dikton Kushtetuta.

Meta: Dvoranit t'i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale

Meta: Kushtetuta kërcënohet nga një grup mafioz, grushtit të shtetit do t'i përgjigjem me dekrete

Meta: Kjo është vetëm grusht shteti, italianët i thonë "Colpo di stato"

Meta: Zero mundësi të tërhiqem për shkak të avancimit të grushtit të shtetit

Meta: Maxhoranca keqpërdori komisionin e Venecias për realizimin e grushtit të shtetit


/Ora News.tv/