Gruaja shpëton mrekullisht! Tenton të heqë halën e peshkut, por gëlltit lugën

Një grua në Kinë u detyrua të bënte ndërhyrje kirurgjikale pasi hëngri një lugë metali aksidentalisht. Ajo po përpiqej të nxirrte në halë peshku që i kishte mbetur në fyt.

Gruaja e njohur si Lili përpiu edhe lugën 13 centimetra në përpjekje për të nxjerrë halën. Ajo qëndroi ashtu për 4 ditë pasi nuk ndjente dhimbje, por familjarët insistuan që të bënte kontroll.

Pas endoskopisë u zbulua luga që kishte mbetur në trup, në afërsi të lukthit.

Mjekët ia dolën që ta nxirrnin metalin me një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 10 minuta. Ata i kursyen gruas disa probleme serioze që do ti shfaqeshin në të ardhmen.


EMISIONET