Griezmann "sulmon" Messin: Nuk më ka uruar mirëseardhje

Griezmann "sulmon" Messin: Nuk më ka uruar mirëseardhje

Antonio Griezmann është tashmë një futbollist i Barcelonës.

Kampioni i Botës u largua nga Atletico Madrid pas 5 viteve mjaft fantastike, duke firmosur me klubin katalanas për 5 sezonet e ardhshme. Por, pavarësisht kësaj, duket se firma me Griezmann nuk i ka pëlqyer aspak njeriut më me influencë te Blaugranët, Lionel Messi.

Argjentinasi është ende me pushime dhe kjo e ka distancuar aktualisht nga skuadra. Kjo situatë duket se e ka larguar edhe nga blerjet e reja, me "pleshtin" që ende nuk i ka uruar mirëseardhjen yllit francez.

"Dëshiroj që të kem sa më shumë minuta me fanellën e Barcelonës dhe jam shumë i etur për të luajtur me shokët e mi të ri. Dua të kënaqem këtu, si brënda ashtu edhe jashtë fushës."-tha Griezmann.

Por si e kanë pritur Griezmann te Barcelona?

"Kam marrë një mesazh mirëpritjeje nga Luis Suarez, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga ana e Lionel Messit. Unë shpresoj se mund të ndihmoj sa më shumë që të jetë e mundur."-përfundoi sulmuesi.

Një veprim që rrit dyshimet te marrëdhënia në të ardhmen mes Griezmann dhe Messit, me këtë të fundit që është shëmbëlltyra e një njeriu mjaft human dhe si kapiten duhet të mbajë të bashkuar skuadrës, sidomos para sezonit të ri.

EMISIONET