Griezmann paralajmëron Juventusin: Finalja në shtëpi të motivon

Griezmann paralajmëron Juventusin: Finalja në shtëpi të

Antoine Griezmann ka paralajmëruar Juventusin se Atletico Madrid do të bëj çmos për të kaluar në fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Në një prononcim për faqen zyrtare të UEFA-s, para ndeshjes së parë ndaj bardhezinjve, kampioni i botës tha:

"Ne kemi lojtarë që kanë luajtur tashmë në finalet e Ligës së Kampionëve, Europa League dhe Kupës së Botës. Ne tashmë po fitojmë besim në lojëra dhe momente të rëndësishme dhe mendoj se në ato raste kur ne vërtet ngremë lojën tonë dhe kjo na ndihmon të luajmë më mirë. Ne kemi fytyra të reja në ekip, por mendoj se bazat mbetet të njëjta dhe kjo është ajo që do të na ndihmojë të shkojmë larg.

"Ndeshja në shtëpi na jep edhe më shumë motivim. Ka gjithmonë një atmosferë të mrekullueshme dhe kjo është ajo që na duhet, kjo është ajo që ne duam si lojtarë. Një finale në shtëpi do të ishte një festë për të gjithë ata që simpatizojnë Atleticon. Rruga do të jetë shumë e vështirë, por ne do të përpiqemi për më të mirën tonë. Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të arritur atje, dhe pastaj do të shohim."-tha mes të tjerash Griezmann.

EMISIONET