Grida Duma zbulon si lindi ideja e fjalimit motivues

Grida Duma zbulon si lindi ideja e fjalimit motivues

Deputetja e PD-së, Grida Duma mbajti një fjalim frymëzues para pak ditësh përballë disa të rinjve dhe figurave të njohura në Shqipëri.

Ajo shpjegoi sekretet e jetës së saj që nga fillimet dhe deri aty ku është sot. E ftuar në "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, Grida shpjegoi si i lindi ideja që të frymëzojë të rinjtë me shembullin e saj personal.

Grida Duma: Është shumë e njohur në botë si teknikë. Kushdo tashmë e di që të shkosh në tregun e punës dhe të jesh i suksesshëm nuk mjafton diploma, fare. Nuk është vetëm Shqipëria dhe sistemi i keq, është edhe një gjë që gjërat kanë ndryshuar shumë. Tregu i punës ka ndryshuar shumë. Unë vetë, formimin e kam të kryqëzuar, shkenca sociale dhe shkenca ekonomike. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të shoh qartë në Shqipëri që i mësohet të riut, shiko, tjetër gjë është libri, tjetër gjë është praktika, tjetër gjë është dëshira për tu bërë. 

Janë tre dimensione që duhet të jenë bashkë. Në botë këto quhen Fjalë Motivuese, që do të thotë se nuk e lënë një njeri me potencial të dorëzohet. Bazohen tek një njeri me potencial e thuhet që ka dështakë, që me të vërtetë ka njerëz të paaftë, por ka dhe njerëz që nuk kanë mësuar ende se si fitohet. Procesi i të qenit fitues është proces që mësohet dhe nuk është thelbësisht librash. Është proces që mësohet me veten. Janë elementë që mësohen në jetën e përditshme. Kemi sot kapacitete të jashtëzakonshme njerëzish dhe studentësh që rrinë nëpër kafe dhe nuk e kuptojnë që janë duke humbur cdo ditë aksionet e kohës së vet.

EMISIONET