Greqia shënon 31 raste me koronavirus

Greqia shënon 31 raste me koronavirus

Greqia ka shënuar rastin e 31 me koronavirus, duke e rritur kështu në mënyrë të ndjeshme numrin e të prekurve.

Bëhet fjalë për 21 persona, të kthyer nga Izraeli dhe Egjipti, të cilët rezultuan pozitiv me covid-19.

"Javët e ardhshme do të shohin një rritje të konsiderueshme të rasteve në Greqi," tha Sotiris Tsiodras, profesori i Universitetit të Athinës, pjesë e ekspertëve që këshillon qeverinë greke për koronavirusin.

Ministri i Financave Christos Staikouras pranoi se pasojat në ekonomi janë "më të mëdha dhe më të shumta seç ishin parashikuar fillimisht", por tha se qeveria do të bëjë gjithçka mundet për të mbështetur ndërmarrjet e prekura nga koronavirusi.

Autoritetet tashmë kanë kryer një vlerësim fillestar të ndikimit të virusit në turizëm dhe transportin detar - dy sektorë kritikë për Greqinë, tha Staikouras, duke shtuar se zyrtarët do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër ato zona. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën për "politika të përqendruara evropiane për të zgjidhur problemin", duke përmendur se ai dhe ministrat e financave të eurozonës kishin diskutuar çështjen më herët.

EMISIONET