Greqia paralajmëron Turqinë, Kammenos: Do shtypim këdo që cënon sovranitetin tonë

Greqia paralajmëron Turqinë, Kammenos: Do shtypim këdo që

Greqia i ka dërguar një mesazh të qartë Turqisë, duke deklaruar se do të shtypin këdo që guxon të verë në pikëpyetje sovranitetin grek.

Deklarata e fortë u bë nga Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Perandoria Osmane

"Kushdo që ka në mendje perandorinë e mëdha osmane duhet të kujtojë 1821. Si u përball populli grek me Perandorinë Osmane dhe e shtypën atë", tha Kammenos, i cili siguroi se" forcat e armatosura janë gati të përballen me çdo sfidë ndaj integritetit territorial, shkruan e përditshmja greke Ekathimerini.

Me tone të larta, ai përmendi edhe dy ushtarët grekë të cilët mbahen nga autoritetet turke.

"Kërkoj mbështetjen e miqve dhe aleatëve për lirimin e menjëhershëm të dy të burgosurve të ushtrisë në burgjet e Adrianopojës. Jo vetëm deklaratat. Ekziston nevoja për veprim. Ne do të kërkojmë dhe do të arrijmë në çlirimin e tyre ", tha Kammenos.

Ai tha se sjellje të tilla të Ankarasë e dërgojnë atë përsëri aty ku filloi, në thellësitë e Lindjes.

Ndërkohë më herët gjatë ditës, Erdogan foli për planet e tij, për të krijuar "Tuqinë e Madhe".

"Patjetër do ta ndërtojmë Turqinë e madhe," tha ai. "Nëse është e nevojshme ne do të japim jetën tonë. Nëse është e nevojshme do të marrim jetë".

EMISIONET