Arrin në 81 numri i viktimave nga zjarret. Një i moshuar që ndodhej ne spital me djegie ndërroi jetë në spital, ndërsa kufoma e një gruaje u nxor nga deti, informon gazetari i Ora News në Athinë, Robert Goro. 

Ndërkohë ambasada shqiptare nuk konfirmon ende për ndonjë shqiptar mes viktimave, por raporton vetëm për 3 të plagosur, mes tyre dy fëmijë nga Fieri. 

Greqia është në zi kombëtare pas përballjes me një nga tragjeditë më të mëdha

Te plagosur nga zjarri kane mbetur mbi 180 persona.

Flakët që pushtuan Atikën perëndimore dhe lindore, zona turistike në afërsi të kryeqytetit grek Athinës, e shndërruan zonen në një gërmadhë.

Skuadrat e kërkim shpëtimit po kërkojnë shtëpi më shtëpi dhe në makinat e djeguar për persona të humbur.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar sa persona rezultojnë të humbur, ndërsa shumë njerëz përmes televizioneve apo në rrjete sociale kërkojnë të afërmit e tyre. Numri i viktimave pritet të rritet ndërsa do të vijohet të kërkohet mes gërmadhave që la zjarri.

Më shumë se 280 zjarrfikës janë ende në zonë në verilindje të Athinës, dhe vijojnë të shuajën flakët. Ndërkohë 200 zjarrfikës të tjerë ndodhen në perëndim të Athinës, për të shuar flakët në zonën ku autoritetet evakuan paraprakisht tre komunitete  brenda natës.

Mediat greke shkruajnë se ndërsa mobilizimi i njerëzve "të zakonshëm", vullnetarë, peshkatarë, të gjithë ata që kontribuan dhe kontribuojnë me çfarëdo mjeti ishte gjigand, shteti përsëri provoi se është i papërgatitur për t'u përballur me një incident kaq të madh.

Pyetjet që lindin dhe duhet të marrin përgjigje janë shumë:

- Pse nuk kishte ndonjë plan për të evakuuar zonën?
-Pse kishte mungesë planifikimi për të vendosur një brigadë zjarri në Marathon në mënyrë që të ndalonte zjarrin të "zbriste" në det?
-Pse u larguan qytetarët pa ndonjë udhëzim se si dhe ku të lëviznin?

 Me dritën e parë të diellit të kësaj të mërkure, 25 korrik 2018, u bë e ditur se të vdekurit ishin të paktën 77, ndërsa ekipet e shpëtimit me vullnetarët vazhduan kërmkimet e tyre në zonat e goditura nga zjarri. 

Duke folur në mëngjes në një stacion televiziv, kryebashkiaku i Rafinas - Pikermiou, Vangelis Bournos, vlerësoi se numri i vdekjeve do të ishte tre shifror.

Mediat greke flasin për 71 të rritur që po trajtohen në spitale, nga të cilët 10 janë në gjendje kritike, 11 janë mirë dhe pritet të dalin nga spitali. Në total, të plagosurit janë 187.
Ndërkohë dhjetëra persona figurojnë të zhdukur. 

Sa i përket zonave të prekura, do të duhen ditë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga kastrofa. Sipas një bilanci paraprak nga autoritetet lokale zjarri ka djegur totalisht 2500 shtëpi ndërsa janë dëmtuar rëndë mbi 4000 shtëpi

5 te arrestuar

Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, teksa mediat greke raportojnë se 5 persona janë arrestuar si të dyshuar pas mesnatës në Neo Vuja.

Zyrtarët e policisë që patrullojnë zonat e djegura kanë identifikuar katër të rinj si persona të dyshuar për zjarrin Neo Vuja. Më parë, një person tjetër me kombësi të huaj ishte dorëzuar.

Deshmite rrenqethese
Por shqetësimi kryesor në këtë kohë është gjetja e të zhdukurve.

Dëshmitë se si qytetarët u shpëtuan nga deti janë tregues i kaosit  që mbizotëronte në ato kohë tragjike kur zjarri po shpërthente në zonën më të gjerë të Kallithnoupolis.

Peshkatarët që nxituan me anijet e tyre për të shpëtuar njerëzit që kishin dalë në det, përshkruan se si i dallonin qytetarët. 

"Dëgjuam zërin e tyre, tymi i dendur kishte minimizuar dukshmërinë, vetëm zërat e tyre na udhëzuan, kështu që i kemi ndjekur ato, i kemi hipur në anije dhe transportuar".

Përveç peshkatarëve, kishte edhe njerëz me anijet e tyre private që ndihmuan në operacionin e shpëtimit.

Ora 08:00 Ankthi i një babai që pa vajzat binjake në TV, por nuk po i gjen

Lexoni edhe: E martë 24 korrik, Athina kalon orë tmerri

  

/Ora News.tv/