28 shkurt, ora 08:40 Shkon në 4 numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi

Pacientja është një 36 vjeçare në Athinë e cila kishte udhëtuar në Itali kohët e fundit.

Pas kthimit ajo kishte shfqaur siptoma të koronavirusit. Mediat greke raportojnë se gjendja e saj shëndetësore paraqiteet e qëndrueshme dhe mbetet në izolim

27 shkurt, ora 13:01 Konfirmohet rasti i 3 me koronavirus

Gruaja e prekur nga koronavirusi ishte kthyer nga Milano,  Itali, mbrëmjen e të dielës me avion.

Përveç 38 vjeçares, simptoma të lehta paraqet dhe fëmija e saj.

Shkolla fillore në të cilën shkon në shkollë 10-vjeçari është mbyllur që prej mëngjesit të së enjtes dhe do të mbetet e tillë për 14 ditë, me procesin e dezinfektimit në vazhdim.

Fëmija shkoi në shkollë për të paktën dy ditë pasi nëna e tij u kthye nga Milano me 23 shkurt.

Fëmija ka simptoma të buta, si nëna e tij, dhe është në gjendje të mirë, dhe raportohet se është pranuar dhe shtruar në në një repart special spital.

/Ora News.tv/