Greqia – Britanisë: Ktheni statujat!

Greqia – Britanisë: Ktheni statujat!

Greqia i bëri thirrje Britanisë që të çlirojë statujat e mermerta të Pertenonit nga burgu i zymtë i muzeut të saj kombëtar. Kjo kërkesë e përsëritur e shton retorikën nacionaliste për çështjen 200-vjeçare të rikthimit të veprave të artit.

Duke folur nga muzeu i Akropolit, presidenti Prokopis Pavlopoulos shpresoi se një ditë statujat e marrë nga diplomati britanik në fillim të shekullit të 19-të do të riatdhesohen. Statujat 2500 vjeçare u morën nga Lordi Elgin (Ellgën) nga tempulli i Akropolit gjatë epokës së luftës greko - otomane. Ato tani janë vendosur në Muzeun Britanik në Londër.

Në mënyrë të vazhdueshme që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1832, Greqia ka kërkuar kthimin e statujave, ndërsa kur hapi muzeun e ri të Akropolit në vitin 2009, ndërmori një fushatë të posaçme.

Muzeu Britanik ka refuzuar vazhdimisht kthimin e statujave me pretendimin e Lordi Elgin i mori me një kontratë të rregullt me perandorinë osmane. Ndaj thirrjeve të përsëritura të presidentit grek Pavlopulos, nuk pati ndonjë reagim nga Muzeu Britanik. 

EMISIONET