Greqia ka thënë se ka ndaluar rreth 10 mijë emigrantë në kufirin me Turqinë. Ndërkohë policia greke ka thënë se të paktën 500 njerëz me shtatë anije kanë arritur në ishujt Lesbos, Samos dhe Chios, ku kampet janë të mbipopulluara.

Turqia vendosi të hapë kufinjtë e saj për emigrantët drejt Europës. Vendimi erdhi pasi të paktën 33 ushtarë turq u vranë në sulmet ajrore në provincën Idlib në veri të Sirisë këtë javë, shkruan BBC/

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thirrur një takim për këshillin e sigurisë kombëtare të vendit të tij. Agjensia e BE për mbrojtjen e kufijve Frontex tha se ishte në gatishmëri të lartë në kufijtë e Evropës me Turqinë.

Turqia ka pranuar më shumë se 3.7 milionë refugjatë sirianë prej se ka plasur lufta në shtetin fqinj. Për muaj me radhë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se do t’i dërgojë refugjatët në Evropë nëse Turqisë nuk i ofrohet më shumë ndihmë.

/Ora News.tv/