Policia greke ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, pasi ka tentuar të grabiste pronarin e një pike bastesh.

Siç bëjnë te ditur autoritetet helene, pronari nuk pranoi t’i dorëzonte çantën me 4500 euro dhe shqiptari e ka goditur atë.

I riu shqiptar është larguar nga vendngjarja por është arrestuar pak më vonë nga policia greke.

Ai rezultonte se ishte pa leje qëndrimi në Greqi.

/Ora News.tv/