Një grup që trafikonte heroinë është asgjësuar në zonën veriperëndimore të Greqisë. Në pranga kanë rënë 11 persona mes tyre dhe 3 shqiptarë, ndërkohë që 8 persona janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu u sekuestruan 1.4 kg heroinë.

Sipas policisë kreu i grupit kriminal ishte një 39 vjeçar shqiptar që ndodhet në burg.  Nga hetimet mësohet se gjatë 10 muajve të fundit ky grup ka trafikuar 8 kg heroinë dhe fitimi nga trafiku përllogaritej në 132.000 euro. Në të gjitha rastet heroina vinte nga Shqipëria pas urdhrit që jepet nga burgu kreu i grupit.

Roli kryesor e kishte vëllai i "bosit" të burgosur, një 44 vjeçar që është shpallur në kërkim.

Gjithashtu u sekuestruan gjithashtu 3.165 euro, 25 gr kokaine, tre peshore elektronike precizioni.

/Ora News.tv/