Greqi, shpërthim në një restorant në Kalamata, vdesin 3 gra

Greqi, shpërthim në një restorant në Kalamata, vdesin 3 gra

Tre gra kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një restorant në Kalamata të Greqisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune dhe viktimat janë dy punëtore të restorantit dhe gruaja e pronarit.

Viktimat janë të moshës nga 35 deri në 50 vjeç, raporton Protothema.

Paraprakisht si shkak i shpërthimit dyshohet se ka qenë një bombol gazi në kuzhinën e restorantit.

Policia greke në komuniaktën e saj zyrtare tha se në kohën e shpërthimit në restorant ishin edhe 5 klientë, por që arritën të largoheshin pa lëndime.



EMISIONET