Greqi, shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohen miliona euro drogë

Një goditje e madhe ndaj trafikut të drogës u bë nga policia e Atikës, sektori i narkotrafikut ditën e djeshme 23 prill 2019, në Greqi.

Operacioni është zhvilluar në Ilion, Zofria, Flluskë, Sepolia dhe Dafni dhe në pranga kanë rënë 5 shqiptarë, anëtarë të organizatës, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Të ardhurat e pritshme të organizatës kriminale tejkalojnë 1,000,000 €, sikurse shkruajnë mediat fqinje.

Nën cilësinë e provës material policia ka gjetur dhe sekuestruar 44 kg e 475 gram heroinë dhe 10 kg dhe 800 gram pluhur të përshtatshme për tjetërsim të drogës. Gjithashtu edhe para, armë, makina, motoçikleta dhe telefona celular.

Në një tjetër operacion të policisë të Atikës, ditën e djeshme u arrestuan në Elefsina, në autostradë, një 46-vjeçar shqiptar, për transportin e 75 kg dhe 100 gr kanabis të papërpunuar.

Në vijim të operacionit, u arrestua një tjetër shqiptar 37-vjeç, në shtëpinë e të cilit u gjendën 732 kg dhe 660 gr kanabis e papërpunuar, si dhe në një tjetër depo u sekuestruan 7 kg dhe 435 gr kokainë dhe 10 kg kanabis, bashkë me 3 peshore dhe 6 celularë dhe 540 euro nga tregtia e drogës. Policia greke deklaron se fitimet nga shitja e sasisë së drogës së sekuestruar, gjithsej 817 kg dhe 720 gr, edhe në këtë rast mendohet të tejkalonte 1 milion eurot.

Në operacionin e tretë të ditës së djeshme, policia e Pireut ka arrestuar 13 anëtarë të një bande kriminale dhe janë në kërkim të dy akoma, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike në tregun vendas. Arrestimet janë kryer në zona të ndryshme, Pire, Nikea, Koridhalo, Keracini dhe Korinth. Të dhënat e të arrestuarve nuk janë identifikuar plotësisht, por burime policore bëjnë fjalë për një numër të madh shqiptarësh, mes anëtarëve të bandës. Gjithsej, u sekuestruan 10 kg e 657 gr kanabis, 84 gr kokainë dhe 51 fidanë ujorë kanabis, bomba dore si dhe peshore.



EMISIONET