Greqi, rebelohen azilkërkuesit

Greqi, rebelohen azilkërkuesit

Në ishujt grekë të Egjeut Verior situata me kampet e refugjatëve është rënduar dhe banorët e tyre po rebelohen të rebelohen kundër autoriteteve.

Autoritetet greke në ishujt e Egjeut Verior kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës në kampet e emigrantëve.

Tensionet u rritën të hënën në ishullin e Lesbosit, kur qindra azilkërkues vendosën të manifestojnë kundër procedurave të ngadalta të azilit, kushteve çnjerëzore në kampe dhe planeve të qeverisë greke për të ngritur qendra paraburgimi për emigrantët problematikë.

Turmat e irrituara shpërthyen me të shara ndaj policisë së mobilizuar për të ndalur vrullin e tyre.

Disa tentuan t'i shmangen policisë duke u ngjitur në kodrat ishullore, vetëm për t'u ndeshur me granata të ndryshme tymuese e lotuese nga forcat e rendit.

Disa prej objekteve u përfshinë nga zjarret e ndezura prej protestuesve të acaruar.

"Këto ngjarje fatkeqe konfirmojnë nevojën për shpejtimin e procedurave të azilit, për kthimin e emigrantëve në vendet e origjinës dhe për ngritjen e qendrave të mbyllura dhe të mbajtura nën mbikëqyrje," deklaroi Ministria për Emigracionin.

Protesta e një dite më parë bëri bashkë të hënën edhe banorë vendës të Morias, të cilën protestuan para autoriteteve duke kërkuar zgjidhjen e problemit.

Me ardhjen në pushtet vitin e kaluar, kryeministri i ri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë një qëndrim më të ashpër për krizën e emigracionit, kur dihet se vendi i tij deri tani numëron afro 50 mijë azilkërkues.

EMISIONET