Greqi, qeni "kap" shqiptarët me 53 kg drogë. Zbulohet si e kishin fshehur

Më shumë se 53 kg drogë e llojit kanabis u sekuestrua nga policia greke në rajonin e Artas. Lënda narkotike po transportohej me një automjet drejtuar nga një 33 vjeçar dhe pasagjere një 21 vjeçare.

Drejtuesi i mjetit, i cili është edhe pronari i saj, kishte konfiguruar pjesën e brendshme të makinës duke krijuar hapësira të posaçme për të fshehur drogën.

Por, ishin qentë antidrogë ata që zbuluan lëndën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pasi kishte marrë të dhëna paraprake, policia ishte stacionuar për inspektim në rrugë pas ndihmës nga qeni antidrogës u zbulua lënda narkotike e ndarë në 52 pako e pa përpunuar, me një peshë totale prej 53 kg dhe 620 gram.

Droga ishte fshehur në katër arka në dy "foletë" brenda makinës në shasi dhe në pjesën e parapkolpit të mjetit.

Ata janë dërguar në polici ku pritet të dalin përpara prokurorit për t'u njohur me masën e sigurisë.

Paketat ishin të lidhura me tela me qëllim që të nxirreshin me lehtë, kur mjeti të mbërrinte në destinacion.

Veç drogës, policia sekuestroi edhe mjetin që ishte në pronësi të 33 vjeçarit, si dy telefona celularë.

EMISIONET