Greqi, pranga rrjetit “familjar” të trafikut të drogës

Policia greke ka arrestuar 4 shtetas të huaj, dy vëllezër 29 dhe 25 vjeç dhe dy femra (23 dhe 30 vjeç), si pjesëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre në Selanik, u sekuestruan 50 kg kanabis dhe një sasi kokaine.

23 vjeçarja është bashkëshortja e vëllait më të madh.

Për arsye hetimi nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.

Janë sekuestruar gjithashtu 9.700 euro, 19 paketa lidhjeje telefonike, 9 celularë dhe një peshore precizioni.


EMISIONET