Policia greke ka kapur shqiptarin, i cili u arratis 4 ditë më parë nga ambientet e paraburgimit.

Bëhet fjalë për një 37-vjeçar, i cili ishte arrestuar në 27 nëntor si pjesë e një bandë që tentuan të grabisnin një dyqan në Greqi.

Gjatë grabitjes ai mbeti i plagosur dhe pas kurimit disa ditor u dërgua në qelitë e paraburgimit në Menidhi.

Në paraburgim ai sëbashku me një greke prisnë hekurat e qelisë me një sharrë në mënyrë që të realizonin planin për tu arratisur.

Greku u kap disa orë pas arratisjes ndërsa kapja e 37 vjeçarit shqiptar u bë e mundur sot në zonën e Hajdharit.


/Ora News.tv/