Një shqiptar në ishullin e Korfuzit ka vrarë të bijën dhe më pas e ka varrosur në pjesë e pasmë të oborrit të shtëpisë. Angjeliqi Petru 28 vjeç është vrarë nga babi i saj pasi nuk pranonte që të ndahej nga miku i saj një emigrant nga Afganistani.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 Janarit ne fshatin Alepu të ishullit të Korfuzit.

Gjithçka filloi kur 29 vjeçarja Angjeliqi Petru mëngjesin e se martës, 1 janar, nuk ka shkuar në punë në dyqanin ku punonte.

Miku i saj, me të cilin Petru jetonte prej kohësh dhe kishte ikur nga shtëpia për tiu shmangur sherreve të shpeshta me babain e saj, ka lajmëruar policinë për zhdukjes e saj.

Ka qanë miku i saj që që në fillim ka akuzuar të atin e vajzës pasi sipas tij ai sistematikisht bëntë presion ndaj vajzës që të ndahej nga ai.

Babai i 28-vjeçares gjatë marrjes në pyetje nga policia fillimisht nuk e ka pranuar por pas disa orësh nuk ka rezistuar më ka pranuar krimin dhe ka treguar vendin ku e kishte varrosur.

Sipas policisë greke Angjeliqi ka plagë të rënda në kokë, të shkaktuara nga goditje me mjete të fort por akoma nuk janë bërë të ditur shkaqet e vdekjes dhe priten rezultatet e autopsisë nga mjeku ligjor.

/Ora News.tv/