Greqi, helikopteri zbulon parcelën me kanabis të mbjellë nga dy shqiptarë

Greqi, helikopteri zbulon parcelën me kanabis të mbjellë nga dy

Policia greke ka zbuluar një parcelë të mbjellë me kanabis dhe ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të moshës 48 dhe 33 vjeç, që akuzohen se ishin kultivuesit e bimës narkotike.

Parcela ndodhej në një zonë mjaft të thyer malore të Arahovas, në perëndim të Beotisë.

Për zbulimin e parcelës u përdor një helikopter i policisë.

Në vendngjarje u gjetën 216 fidanë kanabisi me lartësi deri 2,5 metra.

Dy shtetasit shqiptarë nuk ndodheshin aty, por u mundësua identifikimi dhe më pas arrestimi i tyre, njeri në Livadhja dhe tjetri në Arahova.

Policia thotë se pas kontrolleve në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan shuma parash me vlerë të përgjithshme 7.000 euro, 6 telefona celularë, si dhe sasi të vogla kanabisi të papërpunuar.

Policia lokale po heton nëse implikohen dhe persona të tjerë në këtë çështje.

EMISIONET