Greqi, goditet grupi i shqiptarëve që trafikonin heroinë, 3 të arrestuar

Tre shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia greke si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike në zonën e Athinës.

Mediat helene thonë se shqiptarët e arrestuar janë të moshës 28, 36 dhe 51 vjeç por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia greke gjeti dhe sekuestroi 1 kilogram e 295 gram heroine, 6 kilogram e 300 gram përzierës, 480 gram marijuane, 1 makinë, 3 peshore, 600 euro, 1 prese metalike, 4 celulare etj.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Përgjithshme të Athinës dhe ka nisur hetimi për përfshirjen e personave të tjerë në trafikun e drogës.

EMISIONET