Greqi, gjendet varri i paprekur që daton në shekullin I para Krishtit

Greqi, gjendet varri i paprekur që daton në shekullin I para Krishtit

Arkeologët në rajonin e Kozanit në Greqinë veriore kanë zbuluar një varr të paprekur të një gruaje që daton në periudhën e vonë helenistike (fundi i shek. 1 para Krishtit).

Trupi i gruas ishte i stolisur dhe ishte vendosur në një shtrat prej bronzi, ndërsa në gojën e saj ishte një gjethe prej ari.

"Kemi të bëjmë me një grua të pasur ose dikë që mbante një pozicion të rëndësishëm në shoqërinë e kohës," tha Areti Chondrogianni-Metoki, drejtor i Eporatit të Antikiteteve në Kozani.

Eshtrat e gruas u dërguan në Muzeun Arkeologjik ku do të ekzaminohen për të konstatuar moshën e saj madje edhe shkakun e vdekjes.

EMISIONET