Greqi, gjendet i djegur në makinë një 56-vjeçar, mediat: Është shqiptar

Një 56-vjeçar është gjetur i djegur brenda në makinë në Rodos. Mediat në shtetin helen, raportojnë se viktima është shqiptar, babai i një vajze të mitur.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, pasi rrethanat në të cilat u gjet i vdekur 56-vjeçari janë ende mister.

Por nga hetimet e deritanishme raportohet se viktima kishte probleme financiare, çka ka çuar atë drejt një vendimi për ti dhënë fund jetës.

56-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij Hyundai Accent rreth orës 06:00 të datës 17 shtator.

Ajo që po i bën hetuesit të dyshojnë është ekzistenca e një videoje, e cila tregon se zjarri në automjet filloi jashtë dhe më pas u përhap edhe brenda mjetit.

Hetimet nga autoritetet greke po vazhdojnë.

EMISIONET