Greqi, shqiptarët dhunojnë dhe grabisin të moshuarën

Greqi, shqiptarët dhunojnë dhe grabisin të moshuarën

Dy shqiptarë në Greqi dyshohet se kanë grabitur një të moshuar, duke i marrë 1300 euro.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Agia Marina në Zakynthos, ndërsa nuk dihet ende identiteti i dy autorëve.

Grabitësit, të cilët ishin të maskuar me kapuç hynë në banesën e 75-vjeçares duke e rrahuar atë burtalisht dhe pasi i morën paratë u larguan në drejtim të paditur.

75-vjeçarja fatkeqe telefonoi autoritetet për të denoncuar grabitjen. Ajo më pas u dërgua në spital në gjendje shoku për të marrë ndihmën e parë.

EMISIONET