Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është djegur brenda në makinë mëngjesin e kësaj të enjteje në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vuliagmeni” dhe sipas policisë trupi është djegur plotësisht dhe është vështirë të përcakohet nëse është mashkull apo femër.

Media greke Protothema raporton se makina ishte një Citroen dhe sipas hetimeve targat e makinës së djegur i përkasin një shqiptari rreth 50 vjeç.

Automjeti shpërtheu në flakë pak para orës 10:00 pranë portit sipas orës lokale dhe raportohet se zjarri ka nisur brenda makinës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Kufoma është dërguar në departamentin e mjekësisë ligjore për t’u kryer autopsia, që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe për të verifikuar plotësisht identitetin.

Policia e Athinës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/Ora News.tv/