Greqi, arrestohet në kufi shqiptari anëtar i bandës së rrezikshme kriminale

Greqi, arrestohet në kufi shqiptari anëtar i bandës së

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë grekenë pikën kufitare të Kristalopigi, teksa po bënte përpjekje për të hyrë në Shqipëri.

Shqiptari 54-vjeçar emri i të cilit nuk është bërë i ditur, sipas policisë greke është anëtar i një bande të rrezikshme kriminale, për të cilin kishte edhe një urdhër arresti e  lëshuar nga hetuesi Kundravajtjeve në Kozani.

Shqiptari pikas në pikën e kontrollit, ku nga kontrolli i dokumentacionit në kufi u zbulua se ai ishte person i akuzuar  për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, si dhe trafikant droge dhe për armëmbajtje  dhe eksplozivëve.

Menjëherë nga autoritetet policore të Sigurimit në  Florina u bë arrestimi i tij dhe e  çoi atë në Gjykatën e Shkallës së Parë të prokurorit në Florina cili urdhëroi arrestimin e tij dhe transferimin në Kozani për tu përballur me akuzat e ngritura kundër tij.

EMISIONET