Greqi: Arrestohet 3 shqiptarë, iu gjetën 9 pako me heroinë

3 shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi u kapën me 2.5 kg heroinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Artës.

9 pakot e heroinës, pesha e saktë e të cilave ishte 2 kg 402 gram, u gjetën të fshehura në tubacinin e vjeter të ujërave të zeza, shkruan media greke epirustPost.

 Shqiptarët përkatësisht të moshave 29, 40 dhe 42-vjec ishin përgjegjës për fshehjen dhe trafikimin e drogës. Gjithashtu policia u sekuestroi 2 makina, 4 celulare dhe 700 euro.

EMISIONET